
Jeta e saj tashmë nuk është private, ngaqë çdo gjë që bën me familjen e saj Emina Çunmulaj e arkivon në instagramin e saj. Dhe tani kur instagramit i është shtuar instastory ajo nuk di të ndalet së postuari gjëra në kohë reale.
Tani ajo bashkë me familjen e saj është duke qëndruar në New York ku edhe moti nuk duket edhe aq i mirë. Të paktën kështu është në fotografinë që modelja shqiptare ka vënë për ta parë ndjekësit e saj. Ajo duket rrugëve të New Yorkut me bashkëshortin dhe vajzën e saj Ellen.
Emina ka dhënë edhe një detaj rreth vajzës së vogël. Ajo ka treguar që është hera e parë e Ellës që luan në shi. Kjo foto familjare është shumë e bukur dhe përmes saj Çunmulaj tregon se sa e lumtur dhe e përkushtuar është ndaj familjes së saj.
https://www.instagram.com/p/BfEVGR8BUf6/?taken-by=eminacunmulaj
Linku: https://www.instagram.com/p/BfEVGR8BUf6/?taken-by=eminacunmulaj
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BcnwPdgjLX3/?taken-by=eminacunmulaj