
0
0
Edhe pse dimër edhe kjo stinë kërkon pak pushim, sidomos për njerëzit që pas angazhimeve të shumta kanë nevojë për relaks. Një gjë të tillë po e shfrytëzon edhe Tuna Sejdiu.
Pas martesës së saj me Patris Berishën, ajo gëzon edhe një djal emri i të cilit është Tian. Dhe është pikërisht vogëlushi që po e shoqëron Tunën në pushimet e saj dimërore.
Në një villë në Brezovicë këngëtarja është duke kaluar kohën në temperatura -3 grad celsius.
Në një foto në instastory, ajo shihet duke e lëkundur djalin e saj në një karrike të përshtatshme për të. Si duket ajo është duke kaluar kohën vetëm me Tianin dhe askënd tjetër.
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BOaM0sgDH8S/?taken-by=tunasejdi