
Sukseset për të nuk kanë të ndalur, madje ajo këtë gjë është duke e dëshmuar që nga fillimi i karrierës së saj. Dua Lipa është një vajzë e thjeshtë por që thjeshtësinë e saj arrin ta shëndërrojë në një armë të fortë të sajën, duke vepruar gjëra ndonjëherë të çmendura.
Ajo është artistja më e re në botë dhe për këtë gjë është shumë e lumtur. Kjo lumturi rrjedh nga suksesi i saj si këngëtarja më e re e talentuar që ka arritur 1 billion klikime në kanalin youtube.
Ajo këtij suksesi i ka bashkangjitur një fotografi të vjetër të saj, foto kjo e shkrepur kur Dua ende ishte foshnjë. Me një telefon në vesh, Dua ironizon të gjithë armiqët e saj.
“Mora telefonin dhe zbulova që jam artistja më e re që ka kapur shifrën 1 billion shikime në youtube”.
Ky fakt pa dyshim që e ka gëzuar atë.
https://www.instagram.com/p/BfKwvUlFSww/?taken-by=dualipa
Linku: https://www.instagram.com/p/BfKwvUlFSww/?taken-by=dualipa
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BcuiEpGFezE/?taken-by=dualipa