
Kastro është unik të llojin e tij dhe nuk i kthehet showbizzit një i dytë si ai.
Kastro Zizo para dy muajsh ”bëri lëmsh” miqtë e tij dhe mediat, me një mesazhi përmes të cilit njoftonte se do të fejohej dhe këtë donte ta festonte me njerëzit e tij më të afërt.
I ftuar në ”Top Show Magazin”, Kastro tregon të vërtetën e historisë së mesazhit:
”Hedh një budalla një gur në lumë dhe të gjithë hidhen. Po pija një gotë dhe ça të bëj, po bëj një mesazh, për 100, 200 veta.
Unë u bëra shumë pishman, se disa miq që më kishin taksuar, thanë ”e treta e vërteta”, nga 1000-2000 euro në zarf, mi kishin sjell.
Unë mund të kisha një kapur një 30.000 euro, i kisha dhënë asaj një 200 euro dhe ishim ndarë pas 1 muaji, për mospërputhje karakteri”. -është shprehur Kastro e sakaq të pranishmët ia dhanë të qeshurës.
https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155225598191269/
Link: https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155225598191269/
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel