
Ermal Meta e Fabrizio Moro me “Non mi avete fatto niente” triumfuan në festivalin e 68 të “Sanremos” në Itali. Dyshja janë në qendër të vëmendjes nga publiku dhe mediat italiane që kur u dha lajmi se ato do të këndojnë bashkë.
Por ky bashkëpunim i frytshëm mes shqiptarit e italianit, ka nxitur edhe lajme se dy këngëtarët janë më shumë sesa miq dhe partnerë në muzikë me njëri-tjetrin.
Duket se me këtë batutë Ermal Meta u ka mbyllur gojën thashethemeve mbi raportin me kolegun e tij në muzikë Fabrizio Moro.
Ndërkohë kujtojmë se kantautori shqiptar është i lidhur me një spikere radiofonike prej disa vitesh. Ndërsa këngëtari italian ka një partnere që nga viti 2007, e cila quhet Giada dhe ka dy fëmijë me të: Libero dhe Anita.
Nurimi i fotove: https://twitter.com/MetaErmal
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfCO62qgSHy/?taken-by=ermalmetamusic