
Vajzat e tij ia mbathin nga tmerri, pa e kthyer kokën pas. Ndërkaq që kamera kthehet nga Stallone i cili shprehet i kënaqur që u dha një mësim të mirë. Ky është inskenimi i kthimit nga bota e përtejme, ideuar dhe realizuar në familjen Stallone.
Dje në disa media qarkulloi një lajm i rremë mbi vdekjen e aktorit Sylvester Stallone. Ndërkohë sot aktori ka publikuar këtë video ironike me dy vajzat e tij.
“Është kaq mirë të kthehesh nga vdekja” shkruan aktori.
Një ditë më parë ai hodhi poshtë lajmin e rremë duke thënë: “Injoroni këtë budallëk, jam gjallë, i lumtur dhe mirë me shëndet. Grushtoj ende”.
https://www.instagram.com/p/BfZWQGzj73I/?taken-by=officialslystallone
Link: https://www.instagram.com/p/BfZWQGzj73I/?taken-by=officialslystallone
https://www.instagram.com/p/BfYrkJwDINl/?taken-by=officialslystallone
Link: https://www.instagram.com/p/BfYrkJwDINl/?taken-by=officialslystallone
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bd_LKSlDou-/?taken-by=officialslystallone