Home ShowBiz Moderatorja e zbulon ditën e përvjetorit. Si nisi historia e dashurisë mes Rudinës dhe Xhavitit
Moderatorja e zbulon ditën e përvjetorit. Si nisi historia e dashurisë mes Rudinës dhe Xhavitit
0

Moderatorja e zbulon ditën e përvjetorit. Si nisi historia e dashurisë mes Rudinës dhe Xhavitit

0
0

Moderatorja Rudina Magjistari feston sot 7-vjetorin e njohjes me ish-kampionin e Kickboxit, Xhavit Bajramin.

Dhe pikërisht sot, Rudina ka zbuluar edhe mënyrën se si u njohën dhe si nisi historia e tyre e dashurisë.

“Njohja ime me Xhavitin ka filluar në rrjetet sociale, ai më shkruajti në Facebook një mesazh përshëndetës edhe pse nuk njiheshim më parë,”- ka rrëfyer moderatorja.

“Përshëndetje nga Tokio”, ishte mesazhi i cili i kishte bërë përshtypje Rudinës.

Më pas nga kurioziteti ajo e ftoi Xhavitin në emision, aty ku u takuan për herë të parë.

“Nga kurioziteti e ftova në emision dhe impakti i parë ishte sapo e pashë kur hyri në studio, pastaj u plotësua edhe nga detaje të tjera,”- ka treguar Rudina.

Sot çifti janë të martuar dhe janë prindër të një vajze që quhet Mia.

https://www.instagram.com/p/BfqAb5ylOMB/?taken-by=rudinamagjistari

Link: https://www.instagram.com/p/BfqAb5ylOMB/?taken-by=rudinamagjistari

rudina-1

Link: https://www.facebook.com/rudina.magjistari/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfqAb5ylOMB/?taken-by=rudinamagjistari