
0
0
Për një fëmijë të vogël, atmosfera që krijohet nga dëbora është gjithnjë shumë zbavitëse. Në fakt, kjo mund të thuhet edhe për disa të rritur.
Reshjet e borës që përfshinë vendet e ulëta përfshirë edhe kryeqytetin i emocionuan të gjithë. Ndërsa borën në Tiranë e ka shijuar edhe djali i vogël i moderatorit Alban Dudushi, Kroi Art.
Partnerja e moderatorit Bieta Sulo ka publikuar një foto në Instastory të vogëlushit të tyre. Në foto ai shfaqet pranë dritares duke shijuar flokët e borës që bien jashtë.
Bieta ndan shpesh me miqtë foto dhe video të vogëlushit.
Link: https://www.instagram.com/bietasulo/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Be-i5_egoYq/?taken-by=bietasulo