
Një himn i vërtetë, realizuar gjithë profesionalizëm dhe një dedikim kuptimplotë, kushtuar 20 vjetorit të rënies në betejë të heroit legjendar Adem Jashari.
Në nderim të familjes Jashari dhe një kujtesë për kontributin e saj në luftën e drejtë për liri, kënga “Hero i zemrës sime” nga Shkodran Tolaj dhe një orkestër e mirfilltë simfonike, emocionon pamas e sakaq shërben si kushtrim për ata të rinj e të reja që e kanë humbur shpresën në atdheun e tyre.
Duhet ruajtur gjallë kujtimi i heronjve, sakrifica e tyre le të bëhet art e tu përcillet brezave pas nesh, në mënyrë që askush të mos harrojë mundin dhe vetmohimin e mbi të gjitha çmimin e lartë që ka liria e pavarsia.
Shumkush nga bashkombasit tanë ranë heroikisht, duke e paguar me jetë këtë çmim.
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=RJ0lC1gIS6k