
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri mori vëmendje të madhe për romancën me milionerin maqedon Serjozha Markov.
Brenda pak kohësh u bë fejesa, martesa dhe më vonë mësuam se është në pritje të një djali. Mikesha e saj, moderatorja Blerona Zeqiri ka publikuar një fotografi ku tregon se si duket në ditët e saj të shtatzënisë.
E lumtur dhe e qeshur, ndërkohë që veshjet e saj të shtrenjta të firmave të njohura nuk mungojnë. Para pak ditësh, Adelina bëri një postim në rrjetin social Instagram ku tregoi se sa e lumtur është në këtë fazë të jetës.
Për komentet se bashkëshorti është tepër i madh në moshë, këngëtarja i mposhti duke thënë se dashuria nuk njeh moshë, fe apo rracë.
Link: https://www.instagram.com/bleronazeqiri/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bc-SopFF-_V/?taken-by=adelina_tahiri1