Muzikanti i njohur dhe bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi, Robert Berisha ka qenë mjaft i drejtpërdrejtë ditën e sotme në emisionin “Kush vjen për drekë”. Teksa ka shpalosur aftësitë e tij në kuzhinë, ai ka folur pak pë aftësitë gastronomike të Norës.
Por gjatë bisedës me moderatoren Arjola Shehu, Roberti nuk ka ngurruar t’i nxjerrë bojën bashkëshortes së tij në lidhje me gatimin, duke theksuar se ajo nuk di aspak të gatuajë.
I pyetur për aftësitë e Norës në kuzhinë, ai është përgjigjur: “Jo, Nora nuk gatuan fare se nuk di të gatuajë mirë. Ushqehemi kryesisht jashtë sepse jemi shumë të zënë dhe drekën zakonisht e hamë tek mami. Por unë gatuaj më shpesh.”
Ndërsa përsa i përket ushqimit të vogëlushes së tyre Renee, ai rrëfeu se ata kanë punësuar dikë.
“Për Renee-në kujdeset një dado edhe për ushqimin, pasi ne jemi të zënë.”-shpjegoi ai.
Link: https://youtu.be/eNOERFQLa9A?t=1432
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BZ9yE86l_Kl/?taken-by=robertberishaofficial