Home ShowBiz Xheni flet për Benardin: “Fajtorja isha unë, por…”
Xheni flet për Benardin: “Fajtorja isha unë, por…”
0

Xheni flet për Benardin: “Fajtorja isha unë, por…”

0
0

Një ndër çiftet më të pëlqyera në edicionin e 9-të të spektaklit “Big Brother”, Xheni dhe Benardi ende bëjnë lajm sepse ende diskutohen për lidhjen e jetuar mes tyre.

Por pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëria, lidhja e tyre mori fund, vendim i çifit i cili mori vemendje të madhe mediatike. Sakaq, e ftuar në “Pop Culture”, Xheni ka folur për herë të parë se si e përjetoi ndarjen nga Bernardi.

Kur u ndava nga Benardi pata shumë mërzitje. Nuk kisha aspak oreks dhe kështu nisa të dobësohesha. Kishte shumë gjëra në jetën time që nuk shkonin. Pas kësaj ngjarjeje unë ika në Itali. Me Benardin kishim mospërputhje karakteri. Kishte xhelozi nga të dyja palët. Probleme që nuk arritëm ti zgjidhnim. Unë jam tip që qesh shumë, ndërsa Benardi ishte shumë serioz. Kemi folur edhe pas ndarjes. Fajtore për ndarjen nga Benardi jam unë. E kam dashur shumë Benardin. Pavarësisht kësaj, shpesh më ndodh ta mendoj rikthimin me të”- u shpreh ish-banorja e BB.

Xheni rrëfeu se jeton dhe punon në Tiranë, larg familjes. Angazhimet e saj profesionale nuk kanë të bëjnë me televizionin.

Link: https://youtu.be/hAr2wydCBV8?t=180

Burimi i fotos kryesore:  ©Top Channel