
Enca është një ndër këngëtaret më të komentuar në shtypin rozë.
Ajo këto ditë ka publikuar projektin e saj të fundit me titull “Dua”. Këngë e cila është pritur mirë, por ka hapur debat për temën e zgjedhur. Gjithesi kjo nuk e ka kushtëzuar aspak ecurinë e shkëlqyer të këngës. “Dua” tashmë ka marrë afro 4 milionë klikime në YouTube dhe duket qartë se nuk do ndalet këtu.
Sakaq në Instagram Enca ka njoftuar se nuk është mirë me shëndet dhe ka mbetur e shtrirë gjithë ditën. “E urrej të jem sëmurë dhe në shtrat gjithë ditën, veçanërisht kur është kaq moti i mirë jashtë”, ka shkruar bukuroshje.
Link: https://www.instagram.com/enca/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Nc75Johk9Q8
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfWE70hHt97/?taken-by=enca