Home ShowBiz E pyesin shumë për të dashurin. Nevina jep një përgjigje perlë
E pyesin shumë për të dashurin. Nevina jep një përgjigje perlë
0

E pyesin shumë për të dashurin. Nevina jep një përgjigje perlë

0
0

Plot personazhe e kanë bërë të udhës që të bëjnë sa më shumë lajme mbi veten, qoftë edhe duke dhënë informacione të detajuara mbi jetën private. Kësisoj qëndrojnë në qendër të vëmendjes. Por sigurisht që ka edhe profesionistë të mirë, të pozicionuar me meritë diku e që e kanë të qartë se disa gjëra thjesht nuk mund të bëhen publike.

Ndër to mund të përmendim një ndër moderatoret më simpatike në vendin tonë e që drejton emisionin “Jo vetëm modë”.

Bëhet fjalë për Nevina Shtyllën, e cila mbrëmjen e sotme ka vendosur të argëtohet pak me fansat e saj duke hapur aplikacionin anonim, Sarahah.com.

Njëra prej shumë pyetjeve të ardhura në llogarinë e saj është edhe pyetja se përse ajo nuk e tregon të dashurin, ndërsa përgjigja e saj ka qenë e shkurtër, e qartë dhe e saktë: “Ç’i duhet botës!”

29740430_1612287655473461_445844092388114432_n 29740788_210485733045282_6811495111260635136_n

Link: https://www.instagram.com/nevinashtylla/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhG4OrTAwVS/?taken-by=nevinashtylla