
Albana Osmanin së fundmi e kemi parë të fokusuar në fushatën në ndihmë të fëmijëve në nevojë, ”Ti je një luledielli”. Paralelisht moderatoren e shohim të shfaqet çdo javë në një hapësirë që i është dedikuar në emisionin ”Top Show Magazine”.
Por së fundmi Albana ka ngjallur kuriozitetin e ndjekësve të saj nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjete sociale ku ka nënkuptuar se pret lajme të reja nga trashëgimtarja e “Top Medias” Lori Hoxha.
Prezantueses duke shijuar kafen e mëngjesit i ka rënë një pusull që thotë “lajme të reja”, bashkangjitur fotos së saj Albana ka shkruar ”Amen” dhe në foto ka etiketuar Lori Hoxhën. A është ky sinjal për një format të ri që do e risjellë moderatoren në ekran me një program të saj? Koha do e tregojë më së miri.
Link: https://www.instagram.com/albanaosmani1/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfJSFcml3-v/?taken-by=albanaosmani1