
Kur tingujt bombastik, refrenet gangsta, makinat luksoze dhe cash aq sa nuk i numëron dotë, përmblidhen në një, produkti është i zjarrtë.
“Prej funit” është klipi i ri i AK, Flipp dhe Slitta. Një panoramë e jetës së shumë djemve shqiptar që suksesin e kanë gjetur mes shumë sakrificave dhe kontaditave. Tashmë u mbetet të përjetësojnë veprat e tyre në rreshtat e këngëve të tilla me një atmosferë thellësisht urbane.
“Prej funit” është një klip i realizuar me mjeshtëri dhe menjëherë kuptohet se në të asgjë nuk i është lënë rastësisë, por janë kujdesur në detaj për çdo aspekt. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për vijën melodiko-ritmike që është mjaft imponuese dhe tregues i një stili shumë të fortë repimi.
Që në tingujt e parë është e pamundur të shkëputesh nga kjo pjesë shumë e veçantë. Përfshihesh në jetën e rrugës dhe e gjen veten duke e ngritur volumin në maksimum.
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=B-MoRrdET7E