
Bora Zemani ka habitur të gjithë ndjekësit e saj në instagram me postimin e fundit. Të gjithë jemi mësuar ta shohim bukuroshen jo vetëm si moderatore sporti, por edhe si një figurë publike të përfolur për marrëdhënien e saj tashmë të lënë pas, me dj e njohur Vin Veli me të cilin ka edhe një djalë, Arborin.
Por ditën e sotme moderatorja seksi e emisionit “Bar Sport Skedina” në Supersport, ka shfaqur një tjetër talent të sajin. Ajo ka postuar në Instagram një seri videosh duke kënduar.
E madje coverin e këngës ajo e bën shumë mirë. Askush se kishte menduar se bukuroshja e Supersport mund të kishte një zë të tillë. Mesa shihet pasioni për këngën bën mrekullira.
Link: https://www.instagram.com/borazemani/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfWPUjin6KO/?taken-by=borazemani