
Stresi e di fort mirë se si ti bëjë për vete titujt e mediave. Ai së fundmi ka sfiduar sërish policinë, po publikisht.
I ftuar në Shkodër për të mbajtur koncert në një prej kubeve të njohur të natës në këtë qytet, reperi problematik, ka bërë një thirrje publike në profilin e tij në rrjetet sociale.
“Apel tanë shokëve e dashamirëve shkodranë të na e binë nji cingare bar se marum…”, shprehet Stresi në një video nga ambientet e një prej hoteleve më të mira të Shkodrës.
Ndërsa në më pak se 10 minuta ai ka publikuar një tjetër video.
“Faleminderit shumë të gjithë që u munduat me e sjellë, por e gjetëm. Faleminderit shumë, shumë…!”, thotë reperi.
Vetëm pak ditë më parë, Stresi u arrestua nga policia për zotërim të një sasie të vogël droge. Aktualisht hetohet në gjendje të lirë.
Link: https://www.instagram.com/stresi/
https://www.instagram.com/p/Bh4YfGYBcVZ/?taken-by=stresi
Link: https://www.instagram.com/p/Bh4YfGYBcVZ/?taken-by=stresi
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bh6USxGBFdV/?taken-by=stresi