
Aurela Hoxha, modelja e mirënjohur dhe një nga fotografët shqipëtar më të vlerësuar ndërkombëtarisht Endrit Mërtiri për vite me rradhë kanë pasur një marrëdhënie mjaft të ngushtë miqësore.
Madje, ata e kanë cilësuar njëri-tjetrin motër e vëlla.
Në rrjetet sociale ata kanë ndarë disa foto profesionale siç gjithmonë jemi mësuar të shohim.
Por ketë herë një komentuese kureshtare i ka drejtuar Aurelës një pyetje paksa të pavend.
‘Pse nuk martoheni bashkë’ pyet ajo në foton ku Endriti mban në krah Aurelën.
‘Sepse është im vëlla’ është kundërpërgjigja e modeles që duket se nuk është e tërhequr fizikisht nga Mërtiri.
Link: https://www.instagram.com/p/Bh4QujwAeGw/?taken-by=hoxha_aurela
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bh4QujwAeGw/?taken-by=hoxha_aurela