
Një bukuroshe me flokë të errët dhe vështrim perforues mesa duket ka magjepsur Devis Xherahun, zemra e të cilit i përket dikujt tjetër.
Këngëtari i dashur për publikun, nuk është ndalur këtu, ai është ulur dhe ka kompozuar një këngë të cilën ia ka dedikuar bukurisë së asaj, që e ka bërë për vete për së jashtmi dhe në distancë e bën të vuaj.
Por pa merak, Devisi është mëse i lumtur me vajzën që ka në krah dhe brunia që spikat në klipin e tij të ri, është thjesht një aktore mjaft e këndshme, në shoqërinë e së cilës, ai dhe e dashura e tij shihen teksa darkojnë pas realizimit të klipit.
Puna artistike e bërë në këtë dedikim dashurie, është mbresëlënëse dhe e gjitha për tu shijuar.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=D8ThXUI4GH0
https://www.instagram.com/p/Bh_81OnnMF5/?taken-by=devisxherahu
Link: https://www.instagram.com/p/Bh_81OnnMF5/?taken-by=devisxherahu
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiBpLlpnrFk/?taken-by=devisxherahu