
Sabiani është një ndër këngëtarët më të dashur të publikut. Ai u bë i kudondodhur me muzikën e tij sidomos falë këngëve të tij si “Tullaci”, “Showbizz” apo “Hi hit”.
Kaçurrelat i dhanë edhe më shumë famë e popullaritet, ndërsa kohët e fundit, e bija po merr vëmendjen e mediave dhe të fansave.
Ajo ka publikuar në Instagram kohët e fundit një foto të të atit, i cili duket me flokët e prera, të shkurtra dhe pa kaçurrelat e gjata që e karakterizojnë.
Po të mos na thoshte Kesi se ai është babai i saj, vështirë se do ta kishim dalluar.
Projekti i fundit i Sabianit, “Krejt shqipet” është pritur shumë mirë nga publiku.
Link: https://www.instagram.com/casseyofficial/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=ws_VYzNKCiE
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgT4_q4FakJ/?taken-by=sabiani_original