
Sezoni i nxehtë ka trokitur para kohe dhe nuk janë të paktë ata që i drejtohen brigjeve dhe festave pranë detit. Sigurisht që edhe playlista duhet të rinovohet pasi prurjet e reja do jenë fantastike.
Kantautori Alban Skenderaj ka njoftuar projektin e tij më të ri. Albani do të vijë me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me reperin MC Kresha.
Titulli i këngës do të jetë ‘Ping Pong’ dhe të lë të kuptosh se me shumë gjasa do të jetë një këngë ritmike enkas për stinën e vërës.
Vetëm para pak ditësh Albani publikoi bashkëpunimin me DJ Sardin ‘Imagjino’ që u prit shumë mirë nga adhuruesit e të dyve.
https://www.instagram.com/p/BiRs_ncHb-0/?hl=en&taken-by=albanskenderaj
Link: https://www.instagram.com/p/BiRs_ncHb-0/?hl=en&taken-by=albanskenderaj
Link: https://www.youtube.com/watch?v=rq257b6UpUE
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bf81Jc7nY6a/?hl=en&taken-by=albanskenderaj