
Për një kohë jo të shkurtër, më tepër se 5 muaj ata e fshehën më së miri dhe nuk pranuar të flasin publikisht për fëmijën e tyre në ardhje.
Kohë më parë Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kishin të gjitha mediat pas vetes për shkak të dyshimeve për një shtatzani të mundshme, ndërkohë që pasi e pranuan pritjen e ëmbël të gjithë u turrën për të siguruar ndonjë foto të këngëtares me barkun e rrumbullakosur.
Kësaj here ka qenë vetë Xhensila ajo që ka publikuar një video ku duket mjaft e lumtur e veshur me një fustan të zi pas trupit, që tregon mjaft qartë 8 muajt e saj të shtatzanisë.
Këngëtarja shqiptare shfaqet mjaft në formë, ndërkohë që muaji qershor është muaji i saj.
Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhZZSqYH-rZ/?taken-by=xhensilamyrtezaj