
Pas shumë rrefuzimeve dhe përgënjeshtrimeve Turjan Hyska vendosi që të largohet Vizion plus, televizioni në të cilin u rrit.
Turi e ka pranuar vete edhe publikisht, se do të largohej nga ky televizion edhe pse për të ishtë e vështirë, por një vendim i pakthyeshëm.
Përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Turjan Hyska konfirmon se në sezonin e ri televiziv do të shfaqet në një tjetër ekran.
“Pas 14 vitesh dhe më shumë se 13 programe të realizuar, sezoni i ri televiziv nuk do të më gjejë më në Vizon Plus! Një vendim i vështirë, por i pakthyeshëm, i ardhur natyrshëm pas një eksperience që mund ta quaj fantastike në tërësinë e saj!”, – ka shkruar ai në krye të një mesazhi të gjatë falenderimi, ku thekson se ndarja ka qenë pa mëri dhe inate.
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BU3ryNwlDd3/?taken-by=turjanhysko