Moderatorët simpatikë të “Portokalli”-së kanë kohë që paralajmërojnë një verë plotë surpriza. Dhe duket se pritjes për të zbuluar detaje nga këto të papritura i erdhi fundi.
Ashtu siç kanë bëre edhe vitet e kaluara, trupa e “Portokalli” do të udhëtojë në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare për të dhuruar humor për qytetarët.
Ndërsa Xhemi ka zbuluar se destinacioni i parë do të jetë Berati. “Rikthehet ‘Verë dhe portokalle’. Në 21 qershor në orën 20:00, në qytetin e mrekullueshëm të Beratit. Mos mungoni”,-ka shkruar ajo, në një foto me Floshin dhe Rizlën.
https://www.instagram.com/p/BkQJYAenCGo/?taken-by=xhemishehu_
Link: https://www.instagram.com/p/BkQJYAenCGo/?taken-by=xhemishehu_
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhmlIQgHqUc/?taken-by=xhemishehu_