
0
0
Xhesika Berberi, feston sot ditëlindjen e saj të 27-të. Me këtë rast, ajo ka bashkuar shoqet e saj, mes tyre edhe modelet Adrola Dushi e Megi Ndokaj.
Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, vajzat kanë ndarë me ndjekësit momente nga festa e çmendur për ditëlindjen e modeles.
Në fillim, ato kanë shkuar në një festë në pishinë dhe më vonë, janë drejtuar në një nga klubet e njohura të New York, ku kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit. Videot tregojnë se vajzat janë veshur shumë seksi dhe Xhesikës i ka ardhur jo një, por dy torta ditëlindje.
Link: https://www.instagram.com/xhesikaberberi/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkgKgYynArI/?taken-by=xhesikaberberi