
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, është duke shijuar qetësisht ditët e fundit të shtatzanisë. Gjatë gjithë këtyre muajve, Xhensila i ka përditësuar vazhdimisht fansat e saj me foto me barkun e rrumbullakosur. Tashmë, data e saj e lindjes është afruar dhe çifti kanë shkuar për disa ditë pushimi në Sarandë.
Në një foto të postuar sot nga Xhensila në Instastory, këngëtarja shfaqet shumë e hirshme dhe rrëzëllitëse. Me një fustan të gjatë që i fsheh pak barkun e rrumbullakosur, ajo shihet pa pikë tualeti në fytyrë dhe duket super në formë.
Kujtojmë se gjatë një interviste vetëm pak ditë më parë, Besi u shpreh se Xhensila pritet të lindë në ditët e fundit të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm.
https://www.instagram.com/p/BkkEG04HWtF/?taken-by=xhensilamyrtezaj
Link: https://www.instagram.com/p/BkkEG04HWtF/?taken-by=xhensilamyrtezaj
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjfRX6sH3vB/?taken-by=xhensilamyrtezaj