
Pavarësisht viteve Jolanda Dhamo përsëri mbetet një ndër këngëtaret më të kërkuarat për të performuar live.
E ftuar te “Rudina”, këngëtarja ka rrëfyer se mbrëmjen e Vitit të Ri ajo ka pësuar humbjen më të madhe, atë të bashkëshortit Arqile.
Dhamo ka rrëfyer se atë mbrëmje ndodhej në Tiranë për një koncert, teksa familja e saj jetonte në Greqi. Ajo është telefonuar nga kunati, i cili i ka dhënë lajmin e keq, një lajm që mesa duket këngëtarja e ka ndjerë edhe më përpara.
Jolanda Dhamo ka treguar se i shoqi ka pësuar një atak në zemër, teksa e ka konsideruar gjithmonë atë si mikun më të fortë. Rrëfimi emocionues ka bërë që Jolandës t’i rrjedhin lotë gjatë intervistës.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=vkOEjIjz81w
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BklOi-EFift/?taken-by=rudinamagjistari