Home ShowBiz Sot lë pa frymë plot 1.8 milion ndjekës, por a do e njihnit Encën e viteve më parë?
Sot lë pa frymë plot 1.8 milion ndjekës, por a do e njihnit Encën e viteve më parë?
0

Sot lë pa frymë plot 1.8 milion ndjekës, por a do e njihnit Encën e viteve më parë?

0
0

Jeta profesionale dhe ajo private e Encës janë gjithnjë në fikus të qindra mijëra personave çdo ditë dhe njëherësh. Këngët e saj bëhen shpejt hite dhe ajo ndiqet në instagram nga thuajse 2 milion njerëz. Famë marramendëse.

Këngëtarja ndan shpesh në rrjetet sociale foto dhe video provokuese. Ndërsa së fundmi ajo është bërë nostalgjike. Enca ka publikuar në Instagram foto të disa viteve më parë. Këngëtarja ka ndarë momentet kur bënte këngë cover në You Tube dhe nuk ishte kaq e famshme sa sot.

“Dhe kështu me radhë mora pjesë në disa shfaqje talentesh festivale fëmijësh. Punova shumë që të realizoja ëndrrën time. BAM ja ku mora famën e madhe”, shkruan Enca teksa tregon videoklipin e këngës “A po t’pëlqen”.

“Isha origjinale. Nuk kisha nevojë të paguaja qindra ose mijëra para për promocion që të bëhesha ndërkombëtare”, shton këngëtarja më tej, duke thumbuar disi kolegët.

Link: https://www.instagram.com/enca/

Burimi i fotos kryesore:  https://www.instagram.com/p/BkfpQy9AxHa/?taken-by=enca