
Silva Gunbardhi dhe Dafi janë prindër të një djali i cili po rritet dita ditës.
Sot vogëlushi ka ditëlindjen dhe mbush tre vjeç. Silva ka ndarë me fansat e saj në ‘Instagram’ urimin dedikuar të birit.
‘Dielli im sot bën tre vjeç! Gëzuar shpirti im!’- ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotos së vogëlushit.
Kur Dalvi të rritet edhe pak do kuptojë se ashtu si mami dhe babi, edhe ai ka fansat e tij, madje që kur ka qenë shumë i vogël. Urimet më të mira vogëlush!
Kujtojmë se suksesi i fundit i çiftit është një këngë patriotike titullin “Hajde shqipe”.
Link: https://www.instagram.com/p/Bkwm8jjAD7AFjbch_GnYdY7F_zJSy7xFkl1dVA0/?taken-by=silvagunbardhi
Link: https://www.youtube.com/watch?v=JbGqaRF2BlA
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BWFQDH_hFFUpUUOCCkjRheVdvCcFbeNm8TaJT40/?taken-by=dafiderti