
Një striptiste nga Beogradi, e quajtur Sandraka qenë e ftuar për një intervistë të pazakontë në një emision radiofonik mëngjesi.
Me një maskë në fytyrë, ajo diskutoi për profesionin e paragjykuar që bënte në Tiranë, atë të zhveshëses për të plotësuar preferencat e klientëve.
Gjatë bashkëbisedimit me moderatorin, Sandra rrëfeu se këtë punë po e bënte përkohësisht, derisa të fitonte disa para për të hapur klinikën e saj dentare në Beograd.
Striptisja tregoi se kërcimtaret nuk kishin nevojë të kryenin prostitucion, pasi pagat që merrnin ishin mjaft të mira, megjithatë tha se kishte plot sportistë e biznesmenë që frekuentonin rregullisht clubin dhe kërkonin prej tyre favore seksuale.
Mesa duket frekuentuesit e clubit i kanë mësuar striptistes serbe të bëjë simbolin e shqiponjës dhe kjo sigurisht i ka habitur ndjekësit e emisionit.
https://www.instagram.com/p/Bk41tnknWZB/?taken-by=flavioqarri
Link: https://www.instagram.com/p/Bk41tnknWZB/?taken-by=flavioqarri
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bk41tnknWZB/?taken-by=flavioqarri