
0
0
Gjatë një koncerti në Kroaci, të shtunën e shkuar, këngëtarja me origjinë nga Kosova Rita Ora ka interpretuar në kuadër të Festivalit muzikor në Poreç, Rise Up. Rita i ka mahnitur të gjithë me performancën e saj plot energji.
Mirëpo, në publik nuk ka munguar edhe flamuri shqiptar edhe ai i Kosovës.
Ndërsa fansat që besohet të kenë qenë shqiptarë, kanë bërë edhe shqiponjën me duar.
“Faleminderit për energjinë mahnitëse”, ka shkruar këngëtarja në Instagram duke njoftuar se koncertin e radhës do ta mbajë në Las Vegas.
https://www.instagram.com/p/Bk9_O1cna3D/?taken-by=ritaora
Link: https://www.instagram.com/p/Bk9_O1cna3D/?taken-by=ritaora
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bk9_O1cna3D/?taken-by=ritaora