
Falë talentit të saj ajo ka arritur te korr një sukses të madh jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë kufinjve. Këngëtarja e njohur Arilena Ara së fundmi ishte e ftuar në Rusi ku përformoi në Club Fun Zone të kampionatit Botëror.
Arilena sot feston ditëlindjen dhe besojeni ose jo ajo mbush 20-vjeç. Miqtë e saj më të ngushtë si dhe stafi që e menaxhon këngëtaren i kishin organizuar një surprizë mbrëmë kur ora ka shënuar 00:00. Ajo është emocionuar kur ka parë të gjithë miqtë e ngushtë të mbledhur së bashku. Ka qenë vetë këngëtarja që në Instastory ka postuar disa video dhe foto me urimet që miqtë i kanë bërë dhe pak detaje nga darka e cila ishte e dekoruar me detaje dhe mbahej në një nga restorantet e kryeqytetit.
Festa vazhdon edhe sot gjatë gjithë ditës dhe besojmë se do të shohim edhe foto apo video të tjera nga festa surprizë.
Link: https://www.instagram.com/arilenaaraa/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhlsAX6h9Nd/?taken-by=arilenaaraa