
0
0
Enca është një ndër këngëtaret më të reja në tregun muzikor dhe nuk përflitet për lidhje me ndokënd. Megjithatë Enca po mendon për ditën më të rëndësishme në jetën e saj.
Përmes një postimi të publikuar në Instagram, Enca zbulon këngëtarin e preferuar, të cilin synon ta ftojë në dasmë për të kënduar.
“E dua J Balvin, të këndojë në dasmën time të ardhshme. Nëse dikush dëshiron të martohet me mua, në fillim duhet t’i dijë këto detaje”, shkruan Enca në Instastory.
J Balvin është këngëtar kolumbian i zhanrit reggae i cili së fundmi ka korrur sukses ndërkombëtar.
Link: https://www.instagram.com/enca/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkfpQy9AxHa/?taken-by=enca