0
0
Momentet gazmore vijnë që herët në mëngjes, në emisionin “Ditë e re”. Teksa jemi mësuar të shikojmë përgjithësisht fytyra të ngrysura në pikë të mëngjesit, krejt e kundërta ndodh në Ora News.
Mëngjesi i sotëm ka qenë i ngarkuar me nota humori dhe të qeshura të papërmbajtshme.
Teksa ka qenë duke kërcyer një prej këngëve të tij të preferuara tallava, Zogut të Tironës i është zbërthyer rripi i pantallonave.
I ka kthyer shpinën kamerës, por nuk është kursyer për të mbajtur barkun jashtë, e më tej ka shpërthyer tundja e belit që ka shkaktuar shumë të qeshura.
Fotot: ©OraNEWS