
Moderatorja Aulona Musta së fundmi ka fituar një tjetër nivel vetbesimi pas formës së shkëlqyer fizike që ka arritur pas ushtrimit të vazhdueshëm në palestër.
Sigurisht ajo i ka shfaqur edhe publikisht asetet e saj fizike, duke qenë se është edhe me pushime në bregdet. Por jo kushdo i ka mirpritur shfaqet e saj provokuese.
Vetë moderatorja na e ka treguar këtë pasi disa herë është zënë me ndjekëset e saj në Instagram.
Së fudmi Aulona ka postuar në instastory screenshotet e një zënke me një prej ndjekësve të saj. Këtë herë siç shihet sherri ka filluar nga ndjekësja pasi nuk i ka pëlqyer fotoja e Aulonës duke e sharë se është e shëmtuar.
Ky sherr ka sjellë reagime dhe nga fansa të tjerë ndërkohë që vetë Aulona është shprehur se personat e tillë i përdor për të kënaqur ndjekësit besnik.
Link: https://www.instagram.com/aulonamusta/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlSulOZBfdv/?taken-by=aulonamusta