
I njohur ndryshe si më i madhi në vend (MMV), Getoar Selimi është një prej reperave shqiptar që ka bërë histori në tregun muzikor. Ai tërheq vëmendjen e fansave jo vetëm më projektet e tij muzikore, por edhe me jetën e tij luksoze.
Pushimet super luksoze dhe veshjet super të shtrenjta janë ato që e karakterizojnë Getoarin, por edhe bashkëshorten e tij Marina Vjollca.
Mirëpo jo të pakta janë rastet që ai xhelozohet si për arritjet e tij artistike, por edhe për jetën luksoze që bën. Me sa duket kjo gjë e ka revoltuar Getoarin dhe mbrëmjen e djeshme ai ka postuar në Instastory dy thënie të cilat vijnë si një kundërpërgjigje ndaj gjithë atyre që e xhelozojnë, apo e urrjenë atë.
“Kur personat që ti nuk i njeh të urrejnë, kjo ndodh kur ti je më i miri”, shkruhet në njërin prej postimeve të tij.

