
E djeshmja ka qenë një ditë shumë speciale për këngëtaren simpatike Ertila Koka. Ajo ka festuar ditëlindjen dhe ka ndarë me fansat e saj të shumtë disa imazhe nga ambjenti luksoz ku është zhvilluar festa. Duket se bëhet fjalë për një festë të rezervuar me të ftuar shumë të përzgjedhur.
Sigurisht këngëtarja e hitit “E asaj” shkëlqen në paraqitjen e saj me nje fustan ngjyre rozë i cili duhet thënë se i rri për mrekulli.
Sa i takon vetë festës, duket se Ertila ka preferuar ambjentet e jashme, në një mbrëmje ku detajet sigurisht nuk i janë lënë rastësisë, pasi aredimi i admirueshëm e ka bërë edhe më special këtë event.
Urime Ertila!
Link: https://www.instagram.com/p/Bli2X8cBRYY/?taken-by=ertilakoka
Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=DP_VBZjOgm8