Home ShowBiz Deri në Azi mbërrin fama e Luana Vjollcës. Ja se si shprehen mediat vendase
Deri në Azi mbërrin fama e Luana Vjollcës. Ja se si shprehen mediat vendase
0

Deri në Azi mbërrin fama e Luana Vjollcës. Ja se si shprehen mediat vendase

0
0

Përveç shumë intervistave që ka dhënë në mediat e vendeve fqinje ku jetojnë shumë shqiptarë, fama e Luana Vjollca një prej moderatoreve më të njohura shqiptare, ka mbërritur deri në Azi. Mediat vendase shkruajnë shumë për të duke e prezantuar si një femër shumë të bukur dhe energjike.

Luana ka dhënë një intervistë për një nga mediat e njohura në Nepal, shtetin që ndodhet në Azinë Jugore. “Luana Vjollca është një personalitet shqiptar. Znj. Luana është një prezantuese karizmatike, e njohur për bukurinë dhe energjinë e saj, duke u kthyer në një shembull që tregon se puna vlerësohet. Luana nuk është vetëm në listën e më të kërkuarave në biznesin televiziv si një moderatore dhe producente, por gjithashtu është një këngëtare shumë e njohur, modele dhe një mbretëreshë e medias sociale,”- shkruan “kathmandutribune.com”.

Madje si titull kanë vendosur “5 gjëra që nuk i dini nga Luana Vjollca”

“1.Është shumë punëtore dhe do që t’i komandojë ajo gjërat.

2.Lutet çdo natë para se të flejë.

3.Mund të korruptohet me një ushqim të mirë.

4.Ëndrra e saj e fëmijërisë ishte të bëhej këngëtare.

5.Do që një ditë t’i ndihmojë të gjithë fëmijët.,”- shkruan “kathmandutribune.com” më tej.

Sigurisht Luana e ka ndarë këtë lajm në Instagram me ndjekësit e saj të shumtë.

Artikullin mund ta gjeni në këtë link: https://kathmandutribune.com/5-things-you-didnt-know-about-luana-vjollca/

https://www.instagram.com/p/BnVzqv-HsRt/?taken-by=luanavjollca

Link: https://www.instagram.com/p/BnVzqv-HsRt/?taken-by=luanavjollca

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnYvzdtHE7i/?taken-by=luanavjollca