
Format e saj bombastike e kanë shndërruar Oriola Marashin në një nga modelet më të njohura dhe më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Modelja vazhdimisht poston foto provokuese në profilin e saj në Instagram, ku ekspozon linjat seksi e veshur me bikini në këto ditë të nxehta.
Ajo së fundmi ka postuar një video teksa del nga pishina dhe i gjithë fokusi ka qenë tek të pasmet e saj bombastike. Menjëherë kanë vërshuar një lum komentesh në këtë video të modeles, e cila u ka kërkuar fansave të saj që të zgjedhin një përshkrim për të.
Por një prej tyre ka një kritikë për të pasmet e saj, duke i thënë se duhet të bëjë ca ‘squats’, por përgjigjia e saj nuk pritej. Ajo bie dakord me fansin duke i thënë se do fillojë palestrën për herë të parë në jetën e saj dhe se do fokusohet totalisht në të dhe se i premton se verën tjetër do të ketë trupin e ëndrrave. Lexohet qartë edhe sensi i humorit të bukuroshes.
https://www.instagram.com/p/BnJ5LpBDSN7/?taken-by=oriolamarashi
Link: https://www.instagram.com/p/BnJ5LpBDSN7/?taken-by=oriolamarashi
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmZDPaujM5A/?taken-by=oriolamarashi