
Mes motivesh nga fondi i folklorit të veriut nis kënga e re e Bago me titull “Çik e bukur”.
Një vajze e hijshme hedh hapa të lehtë në brigjet me ujra kristal të pastra e sakaq marrin formë edhe tingujt e kënga në sfond, që padyshim do iu bëj të kërceni.
Duhet theksuar se stili i Bagos është mjaft interesant. Ai ka gërshetuar me mjeshtëri tingujt autokton me ritmet shpërthyese dhe kjo i jep veçanti në tërësi projektit.
Si edhe tek projekti i tij i mëparshëm, “Dul Lulija” edhe tek kjo këngë tema është po femra që mesa duket e ka bërë të mendojë e të krijojë këtë dedikim kaq të kuruar profesionalisht.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=uAmA-48GWeE
Link: https://www.youtube.com/watch?v=hymUCg4r6bk
Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=uAmA-48GWeE