“Ma kishte vënë syrin prej kohësh”, Nard Ndoka tregon historinë e dashurisë me bashkëshorten
Nard Ndoka dhe e shoqja Kozeta, kanë 30 vjet bashkë. Me simpatinë karakteristike ata treguan për Rudinën historinë e tyre të dashurisë, duke u shprehur se janë rritur bashkë duke qenë se janë martuar shumë të rinj.
“Ne jemi njohur shumë herët dhe pothuajse jemi rritur bashkë. Unë kam qenë në klasë me motrën e Nardit dhe familjet tona kanë patur miqësi me njëra-tjetrën.
Pastaj gjërat rrodhën normalisht dhe njohja i kaloi 30 vite. Janë shumë, por kur kalon mirë duken pak.
Nardi ma kishte vënë syrin që herët. Angazhimet e Nardit në politikë janë ngarkesë e madhe në familje, por fëmijët tashmë janë të rritur.
Ne kemi 4 fëmijë, një vajzë dhe tre djem, vajza është e para. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Link: https://youtu.be/UwgcccNteUc?t=363
Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan