Home ShowBiz Nevina Shtylla i zuri vendin, por ja ku do e shohim së shpejti Fjoralba Ponarin
Nevina Shtylla i zuri vendin, por ja ku do e shohim së shpejti Fjoralba Ponarin
0

Nevina Shtylla i zuri vendin, por ja ku do e shohim së shpejti Fjoralba Ponarin

0
0

“Procesi Sportiv” në këtë sezon të ri televiziv erdhi me ndryshime, pasi përkrah Edi Manushit nuk do të jetë Fjoralba Ponari por Nevina Shtylla. Kjo e fundit u largua nga emisioni “Jo vetëm modë” në Tv Klan.

Por tani publiku është bërë kurioz se ç’do të ndodhë me Fjoralbën. Kanë qenë të shumtë që kanë pyetur se çfarë do bëjë ajo.

E për këtë arsye Fjoralba ka vendosur që të japë disa detaje. Ajo ka publikuar një video të vjetër gjatë moderimit të saj në ‘The voice kids’, duke lënë të kuptohet se do të jetë një emision që ka lidhje me fëmijët dhe muzikën.

Gjithashtu kur e kanë pyetur se kur do e shohim sërish në ekran, moderatorja është përgjigjur: “Është zyrtare! Javën e fundit të tetorit!”.

1877158262408147794_4098164632 1877163438347013222_4098164632

Link: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkDjyJTnMU3/?taken-by=fjoralba.ponari