
Përveç titullit “Miss Universe Albania”, Trejsi Sejdini në publik njihet edhe si “Gangsterja e Elbasanit”. Kjo për shkak të sherreve të shumta në të cilat ajo është përfshirë.
Përgjatë gjithë kësaj kohe, Trejsi ka treguar nëpërmjet fotove e videove në Instagram se ishte e lidhur me një djalë, të cilin shumë e mendonin se ishte shumë i pasur, pavarësisht se modelja ia mbulonte gjithmonë fytyrën me emoji.
Mirëpo, duket se ajo është ndarë nga i dashuri. Ditën e sotme, Trejsi ka publikuar një foto në Instastory, sipër së cilës shkruhet: “Unë duke u zgjuar në mëngjes pa asnjë mesazh sepse jam beqare, beqare”, duke përcjell kështu me stil të rejat nga jeta private.
https://www.instagram.com/p/BoEk-4PAzZX/?taken-by=trejsisejdini
Link: https://www.instagram.com/p/BoEk-4PAzZX/?taken-by=trejsisejdini
Link: https://www.instagram.com/trejsisejdini/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/trejsisejdini/