
Rreperja Tayna ka fituar një popullaritet të madh me një këngë të vetme.
Si çdo repere tjetër edhe Tayna njihet për “diss-et” që bën dhe kësaj here mesa duket e ka pasur me moderatorin Ermal Mamaqi.
Në fakt ka qenë Ermali ai që ka bërë diss i pari dhe pastaj Tayna ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.
“Hey Tayna! Pse bo sikur je e vetmja repere? Ti tani ke fillu, nuk është se ke naj far karrierë”, janë fjalët e Ermalit drejtuar reperes.
Ndërsa ajo i përgjigjet: “Sa herë unë ty me Amin të shihja, mu kujtonte filmi “E bukura dhe bisha”!
Atmosfera mes tyre duket mjaft miqësore dhe e gjithë kjo sigurisht ka qenë në kuadrin e shakasë.
https://www.instagram.com/p/BoeWrayFxzK/?taken-by=xing.al
Link: https://www.instagram.com/p/BoeWrayFxzK/?taken-by=xing.al
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bjre8XtlZHx/?taken-by=ermalmamaqiofficial / https://www.instagram.com/p/BmtTKalA_Sz/?taken-by=tayna