
0
0
Romeo dhe Donaldi janë dy aktorët binjakë më të dashur të publikut shqipëtar.
Së fundmi ata janë bërë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance With Me”.
Në puntatën e djeshme, në kraharorin e Romeos u vu re një tatuazh i stërmadh që mori shumë vëmendje.
Të njëjtin tatuazh e shohim edhe tek vëllai i tij binjak.
Në trup janë përjetësuar disa fraza për nënën e tyre.
“Unë nuk kam nevojë për parajsën, unë kam mamanë time”, shkruhet mes të tjerave në trupin e aktorëve.
Pasi Alketa lexoi tekstin prekës publiku nisi të duartrokiste duke shoqëruar fjalët e ndjera me ovacione.
Link: https://youtu.be/XQtFylO5Two?t=438
Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan