
Moderatori i njohur Ermal Peçiteksa ka qenë i ftuar në Soiree në Top Channel, ka habitur jo pak me një deklaratë pa doreza.
Teksa diskutonin në studio u hap edhe tema e muzikës dhe e prurjeve të reja në tregun muzikor shqiptar.
Ermal Peçi nuk e kurseu qëndrimin kritik ndaj tyre, duke sulmuar hapur këngëtarët shqiptarë dhe duke thënë se ata bëjnë çdo ditë të vitit ‘muzikë të frikshme.
“Më lejo ta them, dhe po e them te ty, unë mendoj se Halloween në kontekstin muzikor ka çdo ditë Shqipëria. O bëhen këngë që të bëjnë me dhimbje koke, dhimbje barku, nuk e di.”- u shpreh ai.
Kujtojmë se Ermali në studion e tij fton shpesh personazhe nga industria e muzikës, a thua ta dinë ata opinionin e gazetarit?
Link: https://youtu.be/FEP6traPRk4?t=926
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bi4SZZrBe3Q/