
Zë bilbili dhe personalitet legjend në muzikë, Sabri Fejzullahu është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për shqiptarët. Prej vitesh në skenë ai ka fituar zemrat e publikut.
Së fundmi Fejzullahu ka qenë i ftuar në ‘Prive’ dhe ka zbuluar një detaj që i ka habitur të gjithë fansat lidhur me arsimimin e tij.
“Shumë pak njerëz e dinë që unë kam përfunduar arsimin e mesëm në shkollën e mesme bujqësore në Prishtinë, në degën e blegtorisë. Sepse në atë kohë ka qenë me shumë rëndësi të sigurojbukën e gojës me këto profesione.”,-tha këngëtari. Madje ai shtoi se ka punuar edhe në prashitje gjatë muajve të verës, thjesht për të siguruar të ardhura për të mos u ndarë nga shoqëria që shkonin në det.
Link: https://youtu.be/wLnuGz-3mjI?t=192
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgVp5_MnZzw/