
Duke qenë një nga personalitet më të pëlqyer të ekraneve shqiptare Ardit Gjebrea frymëzon shumë njerëz me punën dhe pasionin e tij. Çdo të dielë prej shumë vitesh Arditi shfaqet në Klan me emisionin “E diela shqiptare”.
Më herët publiku e ka njohur atë nëpërmjet muzikës, madje edhe sot këngët e tij dëgjohen me plot dëshirë. “Ja ku jam”, “Jon”, “ Kur braktis atë që do” janë disa prej tyre që kanë mbetur në mendjen e publikut.
Fansat e Arditit presin me padurim një rikthim të tij në muzikë dhe showman-i mesa duket e ka marrë parasysh këtë dëshirë.
Në Instagram, sot ka postuar një foto pranë një mikrofoni.
“Ai momenti kur je në dimension tjetër…”,shkruan Gjebrea dhe komentet e ndjekësve entuziastë, kanë rrjedhur lum.
https://www.instagram.com/p/Bp2XGJpnPUD/
Link: https://www.instagram.com/p/Bp2XGJpnPUD/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhtkX0whX1a/