
0
0
Moderatori Ermal Peçi, pati dje të ftuar këngëtaren Anxhela Peristeri. Ajo veç të tjerash vlerësoi këtë kohë si një nga më të artat të saj, në mesin e 2 këngëve të reja dhe një recitali muzikor. Por përse mediat e portalet janë duke thumbuar Anxhelën këtë kohë për një lidhje dashurie? Ermali vijoi lojën e portaleve duke i thënë Anxhelës se është koha për të pranuar lidhjen madje kjo është arsyeja e frymëzimit për këngë të reja. Duke qeshur, këngëtarja i tha të mos ngatërronte më publikun pasi unaza e famshme e shkrimeve online, ka qenë prej kohësh në gishtin e saj.
Link: https://youtu.be/dTjeJ3P9dhU?t=323
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpwhnaXhhsz/